S’ka marrëveshje Kurti-Hamza, Bedri Hamza po i njofton edhe deputetët e grupit parlamentar

Ka mbi 20 minuta që ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetari e PDK-së, Bedri Hamza. Ky takim edhe pse i disati me radhë nuk ka pasur sukses. Sipas burimeve takimi në fjalë nuk ka sjellur asnjë rezultat sa i përket marrëveshjeve. Kësisoj në bazë të këtyre të dhënave Ligji për Specialen vështirë…

Lajme

05/10/2026 18:15

Ka mbi 20 minuta që ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetari e PDK-së, Bedri Hamza.

Ky takim edhe pse i disati me radhë nuk ka pasur sukses.

Sipas burimeve takimi në fjalë nuk ka sjellur asnjë rezultat sa i përket marrëveshjeve.

Kësisoj në bazë të këtyre të dhënave Ligji për Specialen vështirë të votohet në lexim të dytë.

Takimi mes Kurti dhe Hamzës zgjati përreth dy orë, ndërsa PDK ka mbledhur Grupin Parlamentar për të mbajtur diskutime.

Takimi mes Kurtit dhe Hamzës u zhvillua pasi Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe mes mospajtimeve mes LVV-së dhe PDK-së për votimin në lexim të dytë.

LVV kërkon që para se të shkohet me lexim të dytë, Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, duke ditur se afati kushtetues për këtë mbaron nesër më 6 tetor.

PDK-ja ngul këmbë që, fillimisht, të kalojnë ndryshimet në këtë ligj dhe pastaj të zgjidhet presidenti.

Vendi po i afrohet përfundimit të afatit për çështjen e presidentit, e në bazë të këtyre zhvillimeve vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve./Lajmi.net/