Hoxhaj: Ligji për Specialen nuk mund të mbetet në gjysmë, deputetët të kthehen në sallë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar rikthimin e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe përfundimin brenda ditës të procedurës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Hoxhaj ka publikuar një video nga brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e PDK-së po vazhdojnë të qëndrojnë. “Ligji për Specialen nuk mund të mbetet në gjysmë.…

Lajme

05/10/2026 18:09

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar rikthimin e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe përfundimin brenda ditës të procedurës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Hoxhaj ka publikuar një video nga brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e PDK-së po vazhdojnë të qëndrojnë.

“Ligji për Specialen nuk mund të mbetet në gjysmë. Deputetët të kthehen në sallë dhe Kuvendi ta përfundojë SOT atë që nisi sot!”, ka shkruar Hoxhaj.

PDK po kërkon që deputetët të rikthehen në seancë dhe Kuvendi të vazhdojë procedurën parlamentare për ndryshimin e ligjit. /Lajmi.net/