PDK-ja del nga salla e Kuvendit, pritet mbledhja e grupit parlamentar pas takimit Kurti-Hamza

Deputetët e PDK-së kanë dalë nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës pas përfundimit të takimit mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti. Sipas zhvillimeve të fundit, deputetët e PDK-së pritet të mblidhen për një takim të grupit parlamentar, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Takimi Kurti-Hamza është zhvilluar…

Lajme

05/10/2026 17:54

Deputetët e PDK-së kanë dalë nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës pas përfundimit të takimit mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Sipas zhvillimeve të fundit, deputetët e PDK-së pritet të mblidhen për një takim të grupit parlamentar, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Takimi Kurti-Hamza është zhvilluar sot në objektin e Kuvendit, ndërsa në fokus të zhvillimeve politike janë Projektligji për Dhomat e Specializuara dhe çështja e zgjedhjes së presidentit.

PDK-ja ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohet dhe të votohet në Kuvend. /Lajmi.net/