Përfundon takimi Kurti-Hamza, nuk dihet nëse ka një vendim të ri
Ka përfunduar takimi i kryeministri të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza Lajmi merr vesh se takimi i dyshes përfundoi pak më parë, teksa pritet që të dihet nëse ky takim solli ndonjë marrëveshje të re. Sot në Kuvendin e Kosovës është votuar në parim Ligji për Dhomat e Specializuara, por ende…
Lajme
Ka përfunduar takimi i kryeministri të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza
Lajmi merr vesh se takimi i dyshes përfundoi pak më parë, teksa pritet që të dihet nëse ky takim solli ndonjë marrëveshje të re.
Sot në Kuvendin e Kosovës është votuar në parim Ligji për Dhomat e Specializuara, por ende nuk është mundësuar votimi në lexim të dytë.
Kurti është shoqëruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa Hamza nga deputeti Rrahman Rama.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka mbyllur më herët punimet e seancës së sotme të jashtëzakonshme, pas shqyrtimit të 22 pikave të rendit të ditës.
Pritet që së shpejti të dihet se si do të veprohet tutje pasi të gjitha daljet e Kuvendit janë bllokuar që tu pamundësohet dalja e deputetëve.
LVV kërkon që para se të shkohet me lexim të dytë, Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, duke ditur se afati kushtetues për këtë mbaron nesër më 6 tetor.
PDK-ja ngul këmbë që, fillimisht, të kalojnë ndryshimet në këtë ligj dhe pastaj të zgjidhet presidenti./Lajmi.net/