Protestuesit nuk largohen nga Kuvendi pa u votuar ligji për Specialen edhe në lexim të dytë: Këtu nuk ka përfunduar asgjë, sapo ka filluar

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri ka thënë se do të qëndrojnë para Kuvendit derisa të votohet Projektligji edhe në leximin e dytë. “Këtu nuk ka përfunduar asgjë. Këtu sapo ka filluar. Do të presim këtu bashkë derisa të bëhet edhe leximi i dytë e të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara.…

Lajme

05/10/2026 11:26

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri ka thënë se do të qëndrojnë para Kuvendit derisa të votohet Projektligji edhe në leximin e dytë.

“Këtu nuk ka përfunduar asgjë. Këtu sapo ka filluar. Do të presim këtu bashkë derisa të bëhet edhe leximi i dytë e të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Pra, të mos mashtrohet askush se do të largohemi derisa të votohet Ligji për UÇK-në”, tha Haziri para të pranishmëve në protestë.

Ai i porositi protestuesit të mos gjuajnë në drejtim të Policisë.