Çka po zihet? –Kurti e pret në zyre Konjufcën, para se të takohet me Bedri Hamzën!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të zhvilloj takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Takimi është paralajmëruar pas orës 16:00, transmeton lajmi.net. Në këtë takim pritet të diskutohet ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e Presidentit. Para se të takohet me Hamzën, Kurti në takim e ka pritur zëvendëskryeministrin, Glauk…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të zhvilloj takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Takimi është paralajmëruar pas orës 16:00, transmeton lajmi.net.
Në këtë takim pritet të diskutohet ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e Presidentit.
Para se të takohet me Hamzën, Kurti në takim e ka pritur zëvendëskryeministrin, Glauk Konjufca.
Nuk dihet arsyeja e takimit me Konjufcën para Hamzës.
Sot gjatë ditës u.d e Presidentes, Albulena Haxhiu për media tha se do t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin e saj si ushtruese e detyrës./lajmi.net/