Von der Leyen për ndryshimin e ligjit për Specialen, e shikon Kurti: I takon Kosovës të vendosë, gjyqësor duhet të jetë i pavarur

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me nismën për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ajo tha se vendimi për ndryshimin e kornizës ligjore i takon vetë Kosovës, por theksoi se parësore është garantimi i pavarësisë së gjyqësorit,…

Lajme

01/10/2026 14:58

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me nismën për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ajo tha se vendimi për ndryshimin e kornizës ligjore i takon vetë Kosovës, por theksoi se parësore është garantimi i pavarësisë së gjyqësorit, raporton lajmi.net

“Sa i përket kornizës ligjore, ndryshimi i përket Kosovës që të vendos. Është më rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit dhe në kuadër të gjithë kësaj i përket Kosovës që të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëhet ose jo. Por rëndësi ka që gjyqësori të jetë i pavarur”, tha ajo.

Von der Leyen theksoi se çështja e ndryshimeve të mundshme ligjore mbetet në kompetencë të institucioneve të Kosovës, ndërsa pavarësia e sistemit gjyqësor duhet të ruhet./Lajmi.net/