“Ishte në dijeni për xhirimin”, gazetarja zbulon detaje nga rasti i Adrian Hilës, videot qarkullojnë ende në internet

Detaje të reja janë bërë të ditur nga hetimi i policisë për rastin rastin e bujshëm ndaj shpërndarjes së videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale. Sipas raportimit të Top Channel, katër nga viktimat janë thirrur për të deklaruar në polici, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk e kanë…

ShowBiz

01/10/2026 13:44

Detaje të reja janë bërë të ditur nga hetimi i policisë për rastin rastin e bujshëm ndaj shpërndarjes së videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale.

Sipas raportimit të Top Channel, katër nga viktimat janë thirrur për të deklaruar në polici, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk e kanë të mundur.

Gjithashtu, policia ka nisur hetimin për katër vepra penale.

“Nuk është marrë ende në pyetje zyrtarisht nga policia. Është bërë një kërkesë për të. Komunikimi ka qenë jo zyrtar, me agjentët e Krimit Kibernetik, që e kanë ftuar të japë përgjigje në lidhje me rastin. Ai është shprehur i gatshëm, ka falënderuar policinë dhe ka thënë se është viktimë. Ai ka thënë se videot nuk i ka nxjerrë vetë, duke konfirmuar që ka qenë në dijeni për kamerën e fshehtë, por nuk ishte në dijeni që videot janë shpërndarë në internet. Policia e Tiranës pritet ta marrë në pyetje imtësisht kompozitorin., nga ana tjetër janë kontaktuar edhe katër nga personat e shfaqur në video. Dy prej tyre janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike, ndërsa dy të tjerat kanë kërkuar kohë dhe do të paraqiten për të dëshmuar për gjithçka që i lidh ato me videot që janë virale. Policia e Tiranës ka nisur hetim lidhur me katër vepra penale. “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

“Nga komunikimi që policia ka pasur, nuk është thënë në asnjë moment që do të paraqitet për të bërë denoncim, vetëm deklarime në lidhje me rastin. Nuk ka dhënë një kohë konkrete se kur do të paraqitet. Ka thënë që është i gatshëm të bashkëpunojë dhe pritet të paraqitet ditën e nesërme”, u shpreh gazetarja.

“Nga ana tjetër, moderatorja Sidorela Gjoni tregoi se video është publikuar fillimisht në 9 dhjetor të vitit 2024 në një faqe për të rritur: “Video është filmuar në 11 nëntor të vitit 2024 në një faqe për të rritur ku duhet të paguash me pagesë. Çfarë ndodhi? Pasi kjo u shfaq në mediat shqiptare, shikueshmëria është rritur, nuk është bllokuar. Efekti ka qenë bomerang dhe aspak shqetësues për autoritetet shqiptare që ta fshinin videon”.