Arrestohen tre persona në Pejë, në bagazhin e veturës i gjendet 1 kg marihuanë

Policia e Kosovës në Pejë, ka arrestuar tre persona. Dy nga ta shtetas kosovarë dhe një femër shtetase e Shqipërisë, janë kapur me 1 kg marihuanë në bagazhin e veturës me të cilën po udhëtonin. Nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme, tre telefona celularë, dy thika dhe vetura me të cilën…

Lajme

01/10/2026 09:22

Policia e Kosovës në Pejë, ka arrestuar tre persona.

Dy nga ta shtetas kosovarë dhe një femër shtetase e Shqipërisë, janë kapur me 1 kg marihuanë në bagazhin e veturës me të cilën po udhëtonin.

Nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme, tre telefona celularë, dy thika dhe vetura me të cilën kanë qenë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pejë / 30.09.2026 – 23:35. Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetas e Shqipërisë pasi njësitë relevante policore në bagazhin e veturës së dyshuar, në të cilën kanë qenë duke udhëtuar, kanë gjetur dhe konfiskuar 1 kg substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Si prova materiale nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe para të gatshme, tre telefona celular, dy thika dhe vetura me të cilën kanë qenë. Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/