Kurti për çështjen e Presidentit: Është e domosdoshme që të kemi takime të reja – ekziston rruga në të cilën mund të ecim bashkë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së qeverisë ka dal në konferencë për media. Kurti ka folur për çështjen e Presidentit para gazetarëve, transmeton lajmi.net. Ai u shpreh se është e domosdoshme që të ketë takime të reja dhe se është optimist. “Për Presidentin, i kemi vetëm gjashtë ditë nëse nuk llogaritim ditën e…

Lajme

30/09/2026 12:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së qeverisë ka dal në konferencë për media.

Kurti ka folur për çështjen e Presidentit para gazetarëve, transmeton lajmi.net.

Ai u shpreh se është e domosdoshme që të ketë takime të reja dhe se është optimist.

“Për Presidentin, i kemi vetëm gjashtë ditë nëse nuk llogaritim ditën e sotme. Jemi duke numëruar me shpejtësi teposhtë, është e domosdoshme që të kemi takime të reja. Në njërën anë na duhet strategji shtetërore për të pandehurit në Hagë që padrejtësisht u shpallën fajtor, dhe në anën tjetër nuk besoj që duhet të ketë një destabilitet të mëtutjeshëm institucional. Në këtë situatë kur me 99 vota për e arritëm një dakordim të përgjithshëm, dhe tash të hyjmë në rivalitetet e ashpra të fushatave zgjedhore. Nuk besoj që është punë e mençur nga e cila do të përfitonte ndokush përveç se kundërshtarëve të Kosovës.  Prandaj, duhet të ketë takime dhe unë besoj se do të duhet të ulemi të diskutojmë dhe dakordësinë ta vazhdojmë edhe më tej. Besoj që duhet të ketë takime, diskutime dhe pajtime. Unë kam parë që është e mundshme, ekziston rruga në të cilën mund të ecim bashkë dhe 99 vota për deklaratën e së hënës janë një dëshmi e qartë për këtë.  Unë nuk besoj që këto diskutime duhet t’i bëj për media, besoj që këto diskutime duhet të zhvillohen mes krerëve të partive, subjekteve parlamentare në biseda të brendshme dhe më pas t’i publikojmë rezultatet  e këtyre bisedave.  Unë jam optimist sepse kam parë se është e mundshme. Përveç se kemi vullnet kemi edhe mundësia, dhe kur ekzistojnë ato është mëkat të mungoj suksesi.”, tha Kurti./lajmi.net/