Duke folur në DTV Media, Hoxhaj tha se Kosova duhet të zhvillojë një dialog më të qetë dhe më të hapur me partnerët e saj perëndimorë.
“Nëse ideja është që ta dënojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ta gjykojnë Kosovën, le t’i kthehen katër-pesë vjet Ukrainës. Nuk është bota në të cilën unë do të duhej patjetër të hesht”, është shprehur Hoxhaj.
Ai e cilësoi si të padrejtë qëndrimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke përmendur Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin.
“Prandaj e shoh qëndrimin, marrjen peng të padrejtë të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit…”, deklaroi Hoxhaj.
Hoxhaj tha se Kosova duhet të vazhdojë komunikimin me partnerët perëndimorë, por njëkohësisht të shprehë qartë qëndrimet e saj për çështjet që lidhen me lirinë, pavarësinë dhe drejtësinë për ish-drejtuesit e UÇK-së.