Nata e 14-të e protestës “Liria ka Emër”, mblidhen shumë protestues

Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Kjo është nata e 14-të radhazi që qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Protestuesit…

Lajme

29/09/2026 20:59

Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kjo është nata e 14-të radhazi që qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Protestuesit po kërkojnë veprime konkrete nga institucionet e Kosovës ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim. Aktgjykimi mund të apelohet, ndërsa mbrojtja ka paralajmëruar ankesat ndaj vendimit.

Kurse PDK-ja ka kërkuar ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.