Ambasadori i ri merr detyrën, Ambasada Amerikane: Një kapitull i ri fillon në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë tha se po nis “një kapitull i ri në Shqipëri” me rastin e marrjes së detyrës së ambasadorit të ri, Eric Wendt. Ambasada amerikane njoftoi për këtë në një njoftim në rrjetet sociale. “Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të…

Lajme

29/09/2026 17:43

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë tha se po nis “një kapitull i ri në Shqipëri” me rastin e marrjes së detyrës së ambasadorit të ri, Eric Wendt.

Ambasada amerikane njoftoi për këtë në një njoftim në rrjetet sociale.

“Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona”, thuhet në njoftim.