Çitaku i kundërpërgjigjet ambasadorit britanik: UÇK-ja u cilësua si ndërmarrje e përbashkët kriminale, nuk do të heshtim
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ambasadori britanik në Prishtinë, ka thënë se “Dënimet në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme.” Ajo ka thënë se ambasadori as nuk e ka lexuar aktakuzën, as nuk e ka përcjellur procesin dhe sipas saj as nuk e ka dëgjuar aktvendimin e Gjykatës,…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ambasadori britanik në Prishtinë, ka thënë se “Dënimet në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme.”
Ajo ka thënë se ambasadori as nuk e ka lexuar aktakuzën, as nuk e ka përcjellur procesin dhe sipas saj as nuk e ka dëgjuar aktvendimin e Gjykatës, shkruan lajmi.net.
Sipas Çitakut në atë aktvendim nuk bëhet fjalë për dënime për vepra individuale por UÇK është cilësuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale.
“Ky është thelbi. Kjo është pesha e këtij vendimi. Dhe këtë nuk mund ta mbuloni me një fjali diplomatike. Mos na qitni hi syve. Ju mundeni me e pranu këtë vendim. Mundeni me e relativizu. Mundeni me e reduktu në katër emra dhe me vazhdu tutje, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Mundeni, përmes tij, me ble vullnet e paqe me Serbinë e me të tjerët. Po ne jo”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se ne nuk do të heshtim derisa lufta jonë për liri të përshkruhet me gjuhën e kriminalitetit, dhe nuk do ta pranojmë që historia të rishkruhet për komoditetin politik të askujt. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: