Komuna e Malishevës miraton deklaratën kundër Gjykatës Speciale
Pas Skenderajt, edhe Kuvendi Komunal i Malishevës ka miratuar deklaratë kundër Gjykatës Speciale, në një vendim të marrë me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të kuvendit. Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, bëri të ditur se deklarata u miratua me unitet të plotë, duke theksuar se zhvillimet gjyqësore nuk mund ta ndryshojnë, sipas tij, historinë e…
Lajme
Pas Skenderajt, edhe Kuvendi Komunal i Malishevës ka miratuar deklaratë kundër Gjykatës Speciale, në një vendim të marrë me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të kuvendit.
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, bëri të ditur se deklarata u miratua me unitet të plotë, duke theksuar se zhvillimet gjyqësore nuk mund ta ndryshojnë, sipas tij, historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Kastrati tha se Malisheva e ka përjetuar drejtpërdrejt sakrificën e luftës, përmes dëshmorëve, martirëve, veteranëve, invalidëve dhe familjeve të tyre.
Ai shtoi se qëndrimi i komunës është kundër çdo narrative që, sipas tij, cenon karakterin çlirimtar të UÇK-së dhe sakrificën e popullit të Kosovës./lajmi.net/