“Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave voluminoze
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ka larguar mbeturinat voluminoze të hedhura në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Përmes një njoftimi, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina voluminoze në hapësirat publike. “Ju lusim qytetarë, MOS HEDHNI MBETURINA VËLLIMORE NË HAPËSIRA PUBLIKE”, thuhet në njoftimin e kompanisë. “Do të…
Lajme
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ka larguar mbeturinat voluminoze të hedhura në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Përmes një njoftimi, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina voluminoze në hapësirat publike.
“Ju lusim qytetarë, MOS HEDHNI MBETURINA VËLLIMORE NË HAPËSIRA PUBLIKE”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Do të gjobiteni 500 euro nga Inspektorati i Komunës”, paralajmëron më tej KRM “Pastrimi”.
Kompania ka publikuar edhe pamje nga rruga “Isa Kastrati”, ku shihet ndërhyrja për largimin e mbeturinave.