Altin Krasniqi: Pa u votuar ligji për Gjykatën Speciales s’është bërë asgjë konkrete, qytetarët e dinë se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar pas votimit të Deklaratës në Kuvendin e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo është një nismë e mirë, por jo e mjaftueshme. Ai tha se deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por se pa e votuar Ligjin për Gjykatën Speciale…

Lajme

28/09/2026 15:09

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar pas votimit të Deklaratës në Kuvendin e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo është një nismë e mirë, por jo e mjaftueshme.

Ai tha se deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por se pa e votuar Ligjin për Gjykatën Speciale nuk është bërë asgjë konkrete.

“UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj”,deklaroi ai.

Krasniqi po ashtu u tha se qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës.

Ndryshe Kuvendi i ri i Kosovës ka miratuar të hënën, në seancën e tij të parë plenare, një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Deputetët thanë se e konsiderojnë “si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal” të katërshes.

Në foltoren e Kuvendit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu lexoi deklaratën për të cilën ranë dakord Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca dhe Grupi Parlamentar Multietnik./Lajmi.net/