​Rrustem Mustafa tregon se a është kandidat për president të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa deklaroi se nuk është i propozuar si kandidat për president të Kosovës. I pyetur, ai tha se nuk ka ndonjë dakordim me të lidhur me këtë çështje. “Jo, unë nuk jam propozuar. Nuk është e dakorduar me mua”, tha Mustafa. Ai, gjithashtu është pyetur se si i…

Lajme

28/09/2026 14:52

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa deklaroi se nuk është i propozuar si kandidat për president të Kosovës.

I pyetur, ai tha se nuk ka ndonjë dakordim me të lidhur me këtë çështje.

“Jo, unë nuk jam propozuar. Nuk është e dakorduar me mua”, tha Mustafa.

Ai, gjithashtu është pyetur se si i sheh komentet që mund të ketë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Për të njëjtën, ai tha se “nuk i sheh fare”.