Para fillimit të seancës, deputeti i VV-së, Blerim Gashi, ka deklaruar se miratimi i kësaj deklarate është një veprim i rëndësishëm në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ushtri çlirimtare dhe kjo deklaratë është gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë si përfaqësues të popullit. Lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së këtu duhet ta ketë fillimin, në shtëpinë e popullit, përmes zërit tonë dhe asaj që ne mund të japim si kontribut, që të rregullohet padrejtësia e madhe që është bërë ndaj çlirimtarëve tanë”, tha Gashi.