Mërgata shqiptare në Australi i bashkohet protestave për ish-krerët e UÇK-së, “Jo në emrin tim” jehon në Melbourne

Mërgata shqiptare në Australi i është bashkuar protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët më 16 shtator u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë. Protesta me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur në Melbourne, duke nisur nga ora 12:00. Në mesin e protestuesve janë parë flamuj kuq…

Lajme

27/09/2026 13:35

Mërgata shqiptare në Australi i është bashkuar protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët më 16 shtator u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Protesta me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur në Melbourne, duke nisur nga ora 12:00.

Në mesin e protestuesve janë parë flamuj kuq e zi, flamujt e Kosovës, si dhe ata të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Protesta të ngjashme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë zhvilluar në disa shtete, ndërsa në Prishtinë protestat po mbahen tashmë për natën e 12-të radhazi./Klankosova.tv