Pas arrestimit të nëntë të dyshuarve për krime lufte në Zubin Potok, Beogradi e quan aksionin “hakmarrje ndaj serbëve”
Pasi herët këtë mëngjes në Zubin Potok u arrestuan nëntë persona nën dyshimin për krime lufte, ka reaguar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, duke e lidhur aksionin policor me “dëbim të serbëve”. “Me qëllim që të ushtrojë presion shtesë mbi Zubin Potokun, të dëbojë dhe të frikësojë serbët e mbetur në Kollashinin…
Lajme
Pasi herët këtë mëngjes në Zubin Potok u arrestuan nëntë persona nën dyshimin për krime lufte, ka reaguar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, duke e lidhur aksionin policor me “dëbim të serbëve”.
“Me qëllim që të ushtrojë presion shtesë mbi Zubin Potokun, të dëbojë dhe të frikësojë serbët e mbetur në Kollashinin e Ibrit, Albin Kurti dërgoi këtë mëngjes falangat e tij policore për të arrestuar nëntë serbë me pretekstin e përfshirjes së pretenduar në krime lufte. Njësitë e armatosura të Kurtit hynë këtë mëngjes rreth orës gjashtë, pikërisht në Kryqëzimin, në shtëpitë e kryefamiljarëve serbë në fshatrat Drien, Kalludër, Velji Breg, Crepuljë, Uglar dhe shoqëruan nëntë serbë. Ndërsa njerëzit flinin, ata u zgjuan nga policia, e cila thyente dyert dhe gjithçka para vetes”, thuhet në reagim, raportojnë mediat serbe.
Kjo zyrë tha se ka kontaktuar me familjet e të arrestuarve që atyre tanë “t’u sigurohet mbrojtje juridike”.
Beogradi i quajti arrestimet “hakmarrje ndaj serbëve”, dhe për “zhvendosjen e opinionit publik” nga aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.