“Unë jam vajza e 17 Shkurtit”: Mesazhi i protestueses në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Në protestën që po mbahet sonte në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga protestueset ka përcjellë mesazhin “Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë”. Ajo u shfaq në mesin e protestuesve me një pankartë ku shkruhej se është “„Unë jam vajza e 17 Shkurtit, lindur në ditën e Pavarësisë, rritur…

Lajme

26/09/2026 21:22

Në protestën që po mbahet sonte në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga protestueset ka përcjellë mesazhin “Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë”.

Ajo u shfaq në mesin e protestuesve me një pankartë ku shkruhej se është “„Unë jam vajza e 17 Shkurtit, lindur në ditën e Pavarësisë, rritur me borxhin e lirisë që ju ma dhuruat, ndërsa në të njëjtën pankartë ishte vendosur edhe mesazhi “Jo në emrin tim”.

Protestuesit kanë shprehur mbështetje për çlirimtarët dhe kundërshtimin e tyre ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Mesazhe të tilla janë bërë pjesë e protestave të organizuara ditëve të fundit, me thirrje për drejtësi dhe mbështetje për ish-pjesëtarët e UÇK-së.