Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe pesë nisma të tjera për reformën në drejtësi
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, së bashku me pesë projektligje të tjera që janë pjesë e reformës në drejtësi. Projektligji për Byronë synon krijimin e një mekanizmi të posaçëm për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe përcaktimin e kompetencave dhe procedurave…
Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, së bashku me pesë projektligje të tjera që janë pjesë e reformës në drejtësi.
Projektligji për Byronë synon krijimin e një mekanizmi të posaçëm për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe përcaktimin e kompetencave dhe procedurave që do të ndiqen në këto raste, raporton lajmi.net
Sipas konceptit të prezantuar për këtë mekanizëm, Byroja do të ketë rol në mbledhjen, analizimin dhe verifikimin e të dhënave për pasurinë, ndërsa vendimi përfundimtar për konfiskimin do t’i takojë gjykatës përmes procedurës së përcaktuar me ligj.
Qeveria ka bërë të ditur se kjo nismë është pjesë e përpjekjeve për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë.
Projektligjet e miratuara pritet të procedohen më tej në Kuvendin e Kosovës, ku do t’i nënshtrohen shqyrtimit dhe procedurave parlamentare./Lajmi.net/