Vdes 19-vjeçari në Prizren, ishte pasagjer në veturën që u vetaksidentua

Një 19-vjeçar ka vdekur në një vetaksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 01:05 pas mesnate, në fshatin Lutogllavë të Prizrenit. Sipas Policisë, dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e cila ishte e lagësht për shkak të reshjeve të shiut. Si pasojë, ai ka humbur kontrollin mbi…

Lajme

26/09/2026 12:17

Një 19-vjeçar ka vdekur në një vetaksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 01:05 pas mesnate, në fshatin Lutogllavë të Prizrenit.

Sipas Policisë, dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e cila ishte e lagësht për shkak të reshjeve të shiut. Si pasojë, ai ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Nga aksidenti, pasagjeri 19-vjeçar, nga fshati Piran i Prizrenit, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë. Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”