Nga shtyrja e autoblindave te hedhja e granatës, zbulohet njësia më e përgatitur e FSK-së në “Ujkun Garues 2026”

Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2026” ku morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së. Në këtë garë të realizuar nga Komanda e Forcave Tokësore (KFT), vendi i parë i takoi Regjimentit Dytë të Këmbësorisë (K2B2), vendi i dytë Policisë Ushtarake të FSK-së dhe vendi i tretë…

Lajme

25/09/2026 15:52

Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2026” ku morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së.

Në këtë garë të realizuar nga Komanda e Forcave Tokësore (KFT), vendi i parë i takoi Regjimentit Dytë të Këmbësorisë (K2B2), vendi i dytë Policisë Ushtarake të FSK-së dhe vendi i tretë Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë (K2MB).

Gara “Ujku Garues” për herë të parë është mbajtur në vitin 2015 si rezultat i shkëmbimit të përvojave mes nënoficerëve të FSK-së dhe atyre të kontingjentit Slloven. Garuesit sfidohen në disiplinat: vrapim 1.6 km, kalimi i poligonit taktik, shtyrja e autoblindës HMMWV (50 m), kalimi i zonës së rrezikshme, bartja e municionit, qitje me armë të shkurtër, hedhja e granatës së dorës, bartja e të lënduarit.