Obiliqi rekomandon nga 100 euro në muaj për fëmijët me nevoja të veçanta

Fëmijët me aftësi të kufizuara pritet të përfitojnë një mbështetje financiare të rregullt prej 100 eurosh në muaj, pas një nisme që ka kaluar me sukses filtrin e parë institucional. Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka votuar sot dhe ka rekomanduar për në Kuvendin Komunal të Obiliqit propozimin për ndarjen e kësaj ndihme mujore.…

Lajme

25/09/2026 15:12

Fëmijët me aftësi të kufizuara pritet të përfitojnë një mbështetje financiare të rregullt prej 100 eurosh në muaj, pas një nisme që ka kaluar me sukses filtrin e parë institucional.

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka votuar sot dhe ka rekomanduar për në Kuvendin Komunal të Obiliqit propozimin për ndarjen e kësaj ndihme mujore.

Kjo paketë mbështetëse financiare synon të përfshijë:

Fëmijët me aftësi të kufizuara;

Fëmijët me çrregullime në zhvillim;

Personat e prekur nga Sindroma Down;

Fëmijët me Autizëm dhe forma të tjera të aftësisë së kufizuar.

Pas marrjes së mbështetjes dhe votimit në Komitetin për Politikë dhe Financa, propozimi tashmë i kalon zyrtarisht Kuvendit Komunal, ku pritet të shqyrtohet dhe të hidhet në votim përfundimtar nga asamblistët për të marrë miratimin e plotë.