Hamza takon udhëheqësit e OVL-UÇK-së: Më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” do të jemi bashkë kundër padrejtësisë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se sot ka takuar udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ai tha se me ta bashkëbisedoi për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. “Ne folëm për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën tonë dhe të vlerave për të cilat…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se sot ka takuar udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ai tha se me ta bashkëbisedoi për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë.
“Ne folëm për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën tonë dhe të vlerave për të cilat u sakrifikuan breza të tërë. Veteranët e UÇK-së bartin mbi supe pjesën më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Ata qëndruan në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë”,tha ai.
Hamza po ashtu tha se më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të jemi bashkë me veteranët, studentët dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë.
“Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”./Lajmi.net/