Tahiri: Haxhiu është zotuar të flasë me Kurtin për përshpejtimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke treguar për zhvillimet lidhur me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Tahiri bëri të ditur se projektligji tashmë është përcjellë në Qeveri për opinion, ndërsa sipas tij, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është zotuar…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke treguar për zhvillimet lidhur me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Tahiri bëri të ditur se projektligji tashmë është përcjellë në Qeveri për opinion, ndërsa sipas tij, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është zotuar se do të komunikojë me kryeministrin Albin Kurti për të kërkuar përshpejtimin e procedurës, raporton lajmi.net
Ai theksoi nevojën për unitet të forcave politike lidhur me zhvillimet pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë.
“Arsye më të madhe Kosova dhe forcat politike sesa me qenë të bashkuar dhe për ta kundërshtuar këtë padrejtësi. 16 shtatori është realitet ri , që cenon luftën, andaj për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, minimumi është të jemi të bashkuar, të ndërtohet platformë për të kundërshtuar padrejtësinë dhe përmes votës në afat shumë të shpejt me e bë amandamentimin e Ligjit.
“Ligji është për shtetin e Kosovës dhe për UÇK ‘në”, ka deklaruar Tahiri.
Sa i përket çështjeve të tjera politike, Tahiri tha se zgjedhja e presidentit nuk është aktualisht në fokus, duke kërkuar që vëmendja të përqendrohet në situatën e krijuar pas aktgjykimit.
“Tema e presidentit s’është temë aktualisht. Temat politike kanë hapësirë, por situata e re dhe në këtë situatë duhet bashkuar gjithë”, tha Tahiri.
Tahiri tha gjithashtu se Haxhiu është zotuar të bisedojë me Kurtin në mënyrë që projektligji të mos mbetet për 30 ditë në Qeveri.
“Zonja Haxhiu tha që do të flasë me z. Kurti që të përshpejtohet në Qeveri dhe të mos mbahet 30 ditë”, tha ai./Lajmi.net/