Ambasada amerikane vlerëson lart Blerim Isufajn: Bashkëpunim i suksesshëm në luftën kundër kërcënimeve si terrorizmi, droga e organizatat kriminale
Ambasada amerikane ka njoftuar se e ngarkuara me punë Anu Prattipati ka takuar dje Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj. Në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se Prattipati ka diskutuar me Isufajn mbi vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm me PSRK-në. Ndër të tjerash thuhet për bashkëpunimin e suksesshëm në luftën…
Lajme
Ambasada amerikane ka njoftuar se e ngarkuara me punë Anu Prattipati ka takuar dje Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.
Në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se Prattipati ka diskutuar me Isufajn mbi vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm me PSRK-në.
Ndër të tjerash thuhet për bashkëpunimin e suksesshëm në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, siç janë terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe e migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale.
Duhet theksuar se së fundi ishin ambasadat e shumta të vendeve të huaja në Kosovë të cilët kanë vlerësuar punën e Kryeprokurorit Blerim Isufaj./Lajmi.net/
