Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të, pas konstituimit të Kuvendit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuse. Në rend dite në këtë mbledhje do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje…

Lajme

25/09/2026 11:17

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të, pas konstituimit të Kuvendit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuse.

Në rend dite në këtë mbledhje do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.

Gjykata Kushtetuese, të mërkurën doli me një vendim pas kërkesës së PDK-së, se Kuvendi është konstituuar pas afatit.

Kuvendi ishte shpallur i konstituuar më 13 shtator, pas zgjedhjes së nënkryetarëve. Pozita e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kishte mbetur e paplotësuar.

Albulena Haxhiu ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit më 9 shtator, me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që konstituimi i Kuvendit është bërë pas afatit kushtetues, por ka kërkuar që të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarit të dytë. Kalimi i këtij afati, ka pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, në rastin kur posti është vakant, si dhe për formimin e Qeverisë.

Gjithashtu, Gjykata ka njoftuar se afati për zgjedhjen e presidentit skadon më 6 tetor, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje në mes të nëntorit./Lajmi.net/