Arrestohet një shtetas i huaj në Ferizaj, dyshohet se dëmtoi orenditë dhe sulmoi dy gra
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për dëmtimin e orendive të një shtëpie dhe kanosjen e dy grave kosovare. Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 në Ferizaj. Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht dyshohet se ka dëmtuar orenditë e shtëpisë, ndërsa më pas ka kanosur dy viktimat, raporton lajmi.net Me vendim…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për dëmtimin e orendive të një shtëpie dhe kanosjen e dy grave kosovare.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 në Ferizaj. Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht dyshohet se ka dëmtuar orenditë e shtëpisë, ndërsa më pas ka kanosur dy viktimat, raporton lajmi.net
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente./Lajmi.net/