Policia me aksion në Gjilan, sekuestrohen armë, qindra fishekë dhe para të gatshme
Një aksion policor është realizuar në Gjilan e që lidhet me armëmbajtje pa leje. Rasti është raportuar si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse. Në lidhje me rastin, policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshimtë derisa njëri ndodhet në ende në kërkim…
Lajme
Një aksion policor është realizuar në Gjilan e që lidhet me armëmbajtje pa leje. Rasti është raportuar si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse.
Në lidhje me rastin, policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshimtë derisa njëri ndodhet në ende në kërkim policor, nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur.
Gjatë kontrollit janë gjetur 6 pushkë gjuetie, 6 pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë (kalibrave të ndryshme), 4 leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/