Kanosje në Prishtinë, një person dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar lidhur me një rast kanosjeje të raportuar në Prishtinë. Sipas Policisë, të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, janë intervistuar pas rastit, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë, raporton lajmi.net Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje,…

Lajme

25/09/2026 09:16

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar lidhur me një rast kanosjeje të raportuar në Prishtinë.

Sipas Policisë, të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, janë intervistuar pas rastit, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë, raporton lajmi.net

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/