“Jo në emrin tim” Anulohet aksioni i paralajmëruar për sot para Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Është anuluar aksioni simbolik i iniciativës “Jo në emrin tim”, i paralajmëruar të mbahej të premten në orën 10:00, para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Sipas njoftimit të iniciativës, aksioni do të zhvillohet në një ditë tjetër, ndërsa data dhe ora e re do të bëhen të ditura me kohë.…

Lajme

25/09/2026 09:07

Është anuluar aksioni simbolik i iniciativës “Jo në emrin tim”, i paralajmëruar të mbahej të premten në orën 10:00, para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Sipas njoftimit të iniciativës, aksioni do të zhvillohet në një ditë tjetër, ndërsa data dhe ora e re do të bëhen të ditura me kohë.

Përmes këtij aksioni, organizatorët kishin paralajmëruar se do t’i drejtoheshin Akademisë me një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.