Françeska Rrustemi i bashkohet protestës në Prishtinë kundër vendimit të Hagës, pozon krah Anita Haradinajt dhe Time Kadrijajt

Protestat në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po vazhdojnë për të nëntën natë radhazi, duke mbledhur qytetarë dhe figura publike që po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e personazheve publike që kanë marrë pjesë në tubimet e fundit është edhe moderatorja…

ShowBiz

24/09/2026 23:58

Protestat në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po vazhdojnë për të nëntën natë radhazi, duke mbledhur qytetarë dhe figura publike që po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e personazheve publike që kanë marrë pjesë në tubimet e fundit është edhe moderatorja dhe modelja e njohur, Françeska Rrustemi.

Ajo ka ndarë disa pamje përmes rrjeteve sociale, ku shihet në sheshin e Prishtinës, mes protestuesve të shumtë dhe personave të veshur me bluza me simbole të UÇK-së dhe mesazhe në mbështetje të kauzës së protestës.

Në njërën prej fotografive të publikuara në InstaStory, Rrustemi shihet pranë Anita Haradinajt dhe deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj.

Krahas pamjeve nga sheshi, moderatorja ka përdorur edhe hashtagun e protestës, #JoNëEmrinTim, duke shprehur kështu publikisht mbështetjen e saj për tubimet që po zhvillohen prej nëntë ditësh në kryeqytet.

Protestat janë organizuar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar me fjalime e performanca të artistëve dhe figurave të ndryshme publike.