Shefi i EULEX-it përkujton Afrim Bunjakun: Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë
Tre vjet pas vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në sulmin e armatosur në Banjskë, misioni i EULEX-it ka nderuar kujtimin e tij dhe sakrificën e bërë në krye të detyrës. Shefi i Misionit të EULEX-it, Antero Lopes, ka përkujtuar Bunjakun përmes një postimi, duke vlerësuar kontributin e tij në mbrojtjen e…
Lajme
Tre vjet pas vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në sulmin e armatosur në Banjskë, misioni i EULEX-it ka nderuar kujtimin e tij dhe sakrificën e bërë në krye të detyrës.
Shefi i Misionit të EULEX-it, Antero Lopes, ka përkujtuar Bunjakun përmes një postimi, duke vlerësuar kontributin e tij në mbrojtjen e sundimit të ligjit, raporton lajmi.net
“Ishte një nder i veçantë për mua ta nderoj kujtimin e tij dhe sakrificën e tij sublime në mbrojtje të sundimit të ligjit”, ka shkruar Lopes.
Lopes ka theksuar gjithashtu nevojën që personat përgjegjës për vrasjen e rreshterit të përballen me drejtësinë.
“Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë Lopes./Lajmi.net/