“Jo në emrin tim!”, protestë paqësore në Bruksel më 4 tetor
Një protestë paqësore është paralajmëruar të mbahet më 4 tetor në Bruksel, me thirrjen “Jo në emrin tim!”. Sipas posterit të publikuar nga organizatorët, protesta do të zhvillohet në zonën evropiane të Brukselit, në Jean Reyplein, nga ora 14:00 deri në 16:00. Në njoftim bëhet e ditur se tubimi organizohet me moton “Lufta për liri…
Lajme
Një protestë paqësore është paralajmëruar të mbahet më 4 tetor në Bruksel, me thirrjen “Jo në emrin tim!”.
Sipas posterit të publikuar nga organizatorët, protesta do të zhvillohet në zonën evropiane të Brukselit, në Jean Reyplein, nga ora 14:00 deri në 16:00.
Në njoftim bëhet e ditur se tubimi organizohet me moton “Lufta për liri nuk është krim”, ndërsa pjesëmarrësit ftohen të bashkohen në protestën që synon të përcjellë një mesazh për paqen dhe kundërshtimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatorët deklarojnë gjithashtu se protesta është e autorizuar zyrtarisht dhe se do të shoqërohet nga Policia e Brukselit.