Aksion për shkyçjen e borxhlinjve në Obiliq, KRU Prishtina paralajmëron vazhdim të aksionit

Njësia Operative e Ujit (NJOU) në Obiliq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar aksion në terren për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet për pagesën e faturave të ujit. Sipas KRU Prishtinës, aksioni është zhvilluar në përputhje me procedurat në fuqi dhe synon zbatimin e masave ndaj…

Lajme

24/09/2026 13:41

Njësia Operative e Ujit (NJOU) në Obiliq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar aksion në terren për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet për pagesën e faturave të ujit.

Sipas KRU Prishtinës, aksioni është zhvilluar në përputhje me procedurat në fuqi dhe synon zbatimin e masave ndaj konsumatorëve që kanë obligime të papaguara.

Kompania ka njoftuar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Konsumatorët që nuk kanë përmbushur obligimet e tyre për pagesën e faturave të ujit” do të jenë subjekt i masave përkatëse, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga kompania.

KRU Prishtina ka bërë të ditur se aksioni është realizuar me asistencën e Policisë së Kosovës.