“Jo në emrin tim!” – Prishtina proteston për ditën e nëntë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta me moton “Jo në emrin tim!” do të mbahet edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke hyrë kështu në ditën e nëntë të saj. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka njoftuar se tubimi do të nisë në ora 21:00. Protesta është organizuar si shprehje kundërshtimi ndaj vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare…

Lajme

24/09/2026 11:58

Protesta me moton “Jo në emrin tim!” do të mbahet edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke hyrë kështu në ditën e nëntë të saj.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka njoftuar se tubimi do të nisë në ora 21:00. Protesta është organizuar si shprehje kundërshtimi ndaj vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas organizatorëve, qytetarët po mblidhen për të shprehur qëndrimin e tyre ndaj vendimit dhe për të përcjellë mesazhin e protestës përmes moton “Jo në emrin tim!”.

Protesta pritet të zhvillohet sonte në sheshin qendror të kryeqytetit, ndërsa organizatori ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve. /Lajmi.net/