Kurti në takimin me liderët e Ballkanit: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE pa vonesa, mos të mbetet peng i fqinjit tonë verior
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me takimin që ka zhvilluar me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Ai ka thënë se statusi i shtetit kandidat për anëtarësim pa vonesa të mëtejme, është…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me takimin që ka zhvilluar me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian, Kaja Kallas.
Ai ka thënë se statusi i shtetit kandidat për anëtarësim pa vonesa të mëtejme, është i merituar dhe do të duhej sipas tij të ishte përgjigjja e Bashkimit Evropian për besnikërinë e Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe përcaktimit të qartë strategjik euroatlantik, por edhe veprim inkurajues për hov të shtuar në përkushtimin tonë për reforma e zhvillim.
“Mbajtja në sirtar e aplikimit të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 në Pragë, përderisa jemi tërësisht të linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe kemi shënuar përparim të rëndësishëm në pothuaj tërë fushat, përveçse padrejtësi ndaj Republikës së Kosovës do të ishte inkurajim i akterëve destabilizues rajonal dhe më gjerë. Republika e Kosovës nuk duhet dhe nuk mund të mbetet peng i fqinjit të saj verior, shtetit që mbron e shpërblen kriminelët e këtij shekulli dhe glorifikon të tjerët që kryen krime kundër njerëzimit, krime lufte e gjenocid në fund të shekullit të kaluar, në luftërat e ish-Jugosllavisë. Sikurse, mohon e fsheh krimet dhe refuzon të bashkëpunojë në zbardhjen e të vërtetës për të zhdukurit me dhunë, duke pamundësuar drejtësinë. Ndërsa vijon me shkelje të të drejtave dhe spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kurti.
Në këtë takim, ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: