Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat dëmtojnë xhamin e një lokali dhe marrin para
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Hajnat kanë depërtuar në një lokal në Prishtinë dhe nga arka kanë vjedhur para dhe kanë dëmtuar xhamin e lokalit. Rasti po hetohet. “Prishtinë / 23.09.20265 – 01:10-02:10. Është raportuar se dy persona të panjohur kanë depërtuar në lokalin e viktimës mashkull kosovar dhe nga arka kanë…
Lajme
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë.
Hajnat kanë depërtuar në një lokal në Prishtinë dhe nga arka kanë vjedhur para dhe kanë dëmtuar xhamin e lokalit.
Rasti po hetohet.
“Prishtinë / 23.09.20265 – 01:10-02:10. Është raportuar se dy persona të panjohur kanë depërtuar në lokalin e viktimës mashkull kosovar dhe nga arka kanë vjedhur para të gatshme si dhe kanë dëmtuar xhamin e lokalit. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar Policia në raport 24 orësh. /Lajmi.net/