Djali i Kadri Veselit falenderon qytetarët në natën e tetë të protestës: Çdo ushtar e dëshmor i UÇK-së është krenar me këtë rini

Klestor Veseli, djali i Kadri Veseli, ka marrë pjesë në protestën e djeshme në shesh, e cila po organizohet për tetë ditë me radha. Ai ka falënderuar protestuesit për pjesëmarrjen në protestën “Jo në emrin tim” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në një prononcim të shkurtër pas protestës, ai ka thënë se me rinin që…

Lajme

24/09/2026 08:51

Klestor Veseli, djali i Kadri Veseli, ka marrë pjesë në protestën e djeshme në shesh, e cila po organizohet për tetë ditë me radha.

Ai ka falënderuar protestuesit për pjesëmarrjen në protestën “Jo në emrin tim” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në një prononcim të shkurtër pas protestës, ai ka thënë se me rinin që po proteston në shesh është krenar çdo ushtarë i UÇK-së.

“Unë mendoj që çdo veteran e çdo ushtar i UÇK-së, ata që janë gjallë e ata që na shohin nga qielli, kishin qenë krenarë me këtë rini”, ka thënë Klestor Veseli në një prononcim për Indeksonline.