Në nderim të Afrim Bunjakut, sot vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë

Me vizita, homazhe dhe vendosjen e gurthemelit të një obelisku në Banjskë, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të shënojnë sot 3-vjetorin e rënies në detyrë të rreshterit Afrim Bunjaku. Aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me vizitë te familja Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë. Në orën 10:40 do të…

Lajme

24/09/2026 08:19

Me vizita, homazhe dhe vendosjen e gurthemelit të një obelisku në Banjskë, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të shënojnë sot 3-vjetorin e rënies në detyrë të rreshterit Afrim Bunjaku.

Aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me vizitë te familja Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë. Në orën 10:40 do të bëhen homazhe te varri i tij, po në Samadrexhë.

Në orën 12:00, në Banjskë të Zveçanit, do të vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Bunjakut. Programi përkujtimor do të përmbyllet me një akademi në orën 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të ditës së diel të 24 shtatorit 2023, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.