Turbullira të ujit në dy fshatra të Istogut, “Hidrodrini” nis punimet në burimet e Javorit

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se gjatë punimeve në burimet dhe kaptazhet e Javorit mund të paraqiten turbullira të ujit në fshatrat Uçë e Naltë dhe Zhakovë e Naltë të Istogut. Sipas njoftimit, ekipet e Njësisë Operative të Istogut kanë nisur ndërhyrjet në burimet e Javorit, në Bjeshkën e Stropcit, të cilat furnizojnë me ujë banorët…

Lajme

23/09/2026 14:12

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se gjatë punimeve në burimet dhe kaptazhet e Javorit mund të paraqiten turbullira të ujit në fshatrat Uçë e Naltë dhe Zhakovë e Naltë të Istogut.

Sipas njoftimit, ekipet e Njësisë Operative të Istogut kanë nisur ndërhyrjet në burimet e Javorit, në Bjeshkën e Stropcit, të cilat furnizojnë me ujë banorët e këtyre dy fshatrave.

Punimet përfshijnë rregullimin e kaptazheve, si dhe pastrimin e kaptazheve dhe rezervuarëve në këtë zonë.

Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, KRU “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët se mund të ketë turbullira të ujit gjatë kohës së punimeve.

Kompania nuk ka bërë të ditur se sa do të zgjasin punimet.