Flakët përfshijnë një objekt afarist në Kijevë, Policia jep detaje

Një objekt afarist është përfshirë nga zjarri rreth orës 12:00 në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas saj, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat po ndërmarrin veprimet e…

Lajme

23/09/2026 13:45

Një objekt afarist është përfshirë nga zjarri rreth orës 12:00 në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lokalizimin e zjarrit.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një objekt afarist është përfshirë nga zjarri në fshatin Kijev, Komuna e Malishevës. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e zjarrit”, ka deklaruar Krasniqi.

Deri më tani, nuk është raportuar për persona të lënduar si pasojë e zjarrit. /Lajmi.net/