Verdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës

Analisti Endri Tafani, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur rreth aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dhe ndikimin e tij te ndërkombëtarët. Sipas tij, në qeveritë që gjithmonë kanë përkrahur Kosovën, ky vendim nuk do të ketë ndonjë impakt, të paktën për momentin. “Në qoftë se nga ana e asaj propagandës që do bëjë Serbia,…

Lajme

23/09/2026 10:35

Analisti Endri Tafani, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur rreth aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dhe ndikimin e tij te ndërkombëtarët.

Sipas tij, në qeveritë që gjithmonë kanë përkrahur Kosovën, ky vendim nuk do të ketë ndonjë impakt, të paktën për momentin.

“Në qoftë se nga ana e asaj propagandës që do bëjë Serbia, fjalimi i Vuçiqit në Asamblenë e Përgjithshme, plus mbështetja që ka për të marrë nga Rusia, plus mbështetja që ka për të marrë nga të gjitha ato vende, aksit të Rusisë, plus një numër i mirë i vendeve që akoma nuk e njohin shtetin e Kosovës, plus forcat e djathta në Kosovë si puna e AfD-së e cila nuk është dashamirëse ndaj Kosovës, bile një nga deputetët e saj ka bërë kërkesë për heqjen e njohjes së Kosovës në Parlamentin gjerman para sa vitesh, dhe situata me Le Pen në Francë, e gjithë kjo nuk të jep garanci në planin afatgjatë në kuptimin që gjërat të qëndrojnë siç janë për momentin”, tha Tafani.

Se sa pasoja politike mund të ketë vendi në të ardhmen në qoftë se ndërkombëtarët ndikohen nga aktgjykimi i Hagës, analisti tha se e para dhe më e frikshmja është tërheqja e njohjeve.

“Tërheqjet nga vendet e mëdha janë problematikë në vete sepse vihet në pikëpyetje i gjithë shteti i Kosovës më pas”, tha ai.