Nisin hetimet për dy vdekje në Gjilan – trupat e pajetë dërgohen në IML
Dy vdekje janë duke u hetuar në rajonin e Gjilanit. Në njërin rast në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull në Ranillug. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për…
Lajme
Dy vdekje janë duke u hetuar në rajonin e Gjilanit.
Në njërin rast në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull në Ranillug.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Në një rast tjetër është bërë e ditur se nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull në Gjilan.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/