Goditet me veturë një këmbësore në Prishtinë, merrr trajtim në QKUK – Shoferi dërgohet në mbajtje

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 12:50 në Prishtinë. Një person gjatë drejtimit të veturës, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari në mbajtje. “Prishtinë / 22.09.2026 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i…

Lajme

23/09/2026 09:26

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 12:50 në Prishtinë.

Një person gjatë drejtimit të veturës, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“Prishtinë / 22.09.2026 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti gjatë drejtimit të veturës, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësore kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/