Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit

Një 35-vjeçar i dënuar me dy vite e tetë muaj burgim, i cili ishte në kërkim, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë Ai ishte i dënuar për vjedhje të rëndë. “Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të…

Lajme

22/09/2026 17:27

Një 35-vjeçar i dënuar me dy vite e tetë muaj burgim, i cili ishte në kërkim, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë

Ai ishte i dënuar për vjedhje të rëndë.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprën ‘Vjedhje e rëndë’, i cili ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim”, tha policia në njoftim.

Personi i arrestuar, Sh. I, mashkull, 35 vjeç, konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit.