KRU Prishtina paralajmëron shkyçje të konsumatorëve me borxhe
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që kanë obligime të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit. Sipas njoftimit të KRU Prishtina, konsumatorët me borxhe të papaguara mund t’i nënshtrohen masave përkatëse, përfshirë edhe shkyçjen nga sistemi publik i ujësjellësit. Kompania u ka bërë thirrje të gjithë…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që kanë obligime të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit të KRU Prishtina, konsumatorët me borxhe të papaguara mund t’i nënshtrohen masave përkatëse, përfshirë edhe shkyçjen nga sistemi publik i ujësjellësit.
Kompania u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që kanë borxhe t’i shlyejnë obligimet e tyre, ndërsa ata që nuk kanë mundësi t’i paguajnë menjëherë, të paraqiten për të lidhur marrëveshje për riprogramimin e borxhit.
KRU Prishtina ka paralajmëruar se inspektimet dhe shkyçjet do të vazhdojnë në adresat e konsumatorëve me obligime të papaguara, me qëllim të arkëtimit të borxheve dhe respektimit të obligimeve kontraktuale.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të shmangur shkyçjen dhe procedurat e mëtejshme.